Please enter at least 3 characters.

Rodri gjithnjë e më afër Barcelonës, zbulohet oferta e re për yllin e Cityt

Barcelona po përgatit një ofertë të përmirësuar prej rreth 70 milionë eurosh për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri Hernandez, me synimin që ta mbyllë sa më shpejt transferimin, raporton Diario SPORT.

Manchester City ka ulur kërkesën fillestare prej 80 milionë eurosh dhe do të ishte i gatshëm ta shqyrtonte shitjen e Rodrit nëse Barcelona e rrit ofertën e saj në rreth 70 milionë euro.

Oferta e parë zyrtare e Barcelonës, prej 45 milionë eurosh fikse plus 10 milionë euro bonuse, u refuzua menjëherë nga kampionët e Anglisë.

Në raundin e dytë të negociatave, Barcelona e rriti propozimin në 60 milionë euro, duke tentuar të ngushtojë diferencën mes kërkesës së Cityt dhe ofertës së klubit katalanas.

Ndërkohë, trajneri Hansi Flick ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Rodrin për t’i shpjeguar atij rolin qendror që do të ketë në projektin taktik të Barcelonës për sezonin 2026/27.

Në Katalonjë mbizotëron optimizmi se marrëveshja mund të arrihet. Barcelona shpreson ta finalizojë transferimin dhe ta prezantojë Rodrin si lojtar të ri të klubit që në javën e ardhshme./Telegrafi/