Please enter at least 3 characters.

Rodgers: Leicesteri nuk do ta shesë asnjë yll në janar

2019/11/Rodgers-Leicester-City.jpg
289:"LEICESTER, ENGLAND - OCTOBER 19: Brendan Rodgers, Manager of Leicester City celebrates with his players following the Premier League match between Leicester City and Burnley FC at The King Power Stadium on October 19, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Stephen Pond/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri Brendan Rodgers ka thënë se Leicester City nuk do të shesë asnjë nga lojtarët e tyre kryesorë në afatin kalimtar të janarit.

Pas pushimit ndërkombëtar, Dhelprat fillojnë fazën tjetër të sezonit në vendin e dytë pas një forme të madhe, duke përfshirë katër fitore nga katër ndeshjet e fundit të Ligës Premier.

Lojtarë të tillë si James Maddison, Youri Tielemans dhe Ben Chilwell kanë tërhequr interesim të madh tek skuadrat me shfaqjet e tyre.

Por, Rodgers ka thënë se ekipi i tij do t'i mbajë yjet dhe nuk do ta lëshoj asnjë në janar.

"Ne duam të rritemi dhe ka shumë zhvillim në këtë skuadër. Ne nuk kemi asnjë plan për të humbur askënd në janar", ka thënë fillimisht Rodgers për Telegraph.

Rodgers po merr rezultate të mira me Leicesterin (Foto: Ross Kinnaird/Getty Images/Guliver)

"Detyra jonë është të ruajmë atë që kemi dhe nëse ka një mundësi për të përmirësuar skuadrën, ne do të kërkojmë ta bëjmë atë".

"Nëse jo, ne do të vazhdojmë me skuadrën që kemi, e cila është shumë e fortë", përfundoi trajneri i Leicesterit. /Telegrafi/