Please enter at least 3 characters.

Roborace arriti deri 200 kilometrave në orë derisa vetëvozitej (Video)

2017/06/Roborace-arriti-deri-200-kilometrave-në-orë-derisa-vetëvozitej-foto.jpg
11:"© Roborace

Në pistën e Formula E që ndodhet në Berlin të Gjermanisë, makina vetëvozitese Roborace ka arritur të lëvizë deri në 200 kilometra në orë.

Vetura kaloi çdo pritshmëri, pasi tejkaloi shpejtësinë e paraparë dhe nuk preku asnjërin skaj të shtegut, as kur i duhej të kalonte nëpër kthesa, transmeton Telegrafi.

Për të gjitha këto të arritura, në Roborace është i integruar pajisja që regjistron tokën, dy radarë, 18 laser ultrasonik, dy censor optik që matin shpejtësinë dhe gjashtë kamera AI.

Shpejtësinë e lartë, e arrin me anë të katër motorëve që kanë nga 300kW shpejtësi.

Pesha prej vetëm njëmijë kilogramëve, aerodinamika dhe forma specifike, ndihmojnë shumë në formën e lëvizjes. /Telegrafi/