Please enter at least 3 characters.

Robertson pyetet për lëndimin që ia shkaktoi Suarez, përgjigja e tij ishte: Kush po shkon në finale? Ne po shkojmë - tjerat s'kanë rëndësi!

2019/05/AndyLendim-2-e1557265921900.jpg
293:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Luis Suarez of Barcelona battles for possession with Andy Robertson of Liverpool during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andy Robertson, u detyrua të mos luante në pjesën e dytë kundër Barcelonës, për shkak të një lëndimi të cilin ia shkaktoi Luis Suarez.

Pas ndeshjes, ai është pyetur lidhur me këtë çështje, por nuk i ka dhënë aspak rëndësi.

"Kush po shkon në finale? Ne po shkojmë. Vetëm kjo ka rëndësi. Gini (Georginio Wijnaldum) hyri në vendin tim dhe i shënoi dy gola. Nuk më intereson tash".

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"E kam thënë shumë herë këtë sezon se vetëm skuadra ka rëndësi. Ne besojmë. Njerëzit na përjashtuan (pas humbjes në Camp Nou). Por, ne besuam se nëse ia nisnim mirë, do t'ia dilnim".

"Alisson ka bërë disa pritje të pabesueshme. Të lutemi. Po shkojmë drejt të dielës përplot energji. Nuk varet nga ne, por kemi parë gjëra më të çuditshme duke ndodhur. Sidomos sonte (e martë)", ka thënë Robertson për BT Sport. /Telegrafi/