Please enter at least 3 characters.

Robert De Niro: Donald Trump është krejtësisht i luajtur mendsh

2016/08/robert.jpg
204:"Actor Robert De Niro talks to reporters and film professionals during "Coffee with..." event during the 22nd Sarajevo Film Festival in Sarajevo, Bosnia and Herzegovina, August 13, 2016. REUTERS/Dado Ruvic
10:"DADO RUVIC

Robert De Niro, e ka cilësuar si një “të luajtur mendsh krejtësisht” kandidatin republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump.

“Trump, një biznesmen miliarder që kërkon postin e tij të parë publik, ka shkaktuar një varg polemikash me deklaratat nxitëse për kundërshtaren kryesore të tij Hillary Clinton, për armët, myslimanët, veteranët e luftës, etj.”, është shprehur aktori.

Këto komente, De Niro i bëri përpara një audience në Sarajevë, ku prezantoi versionin dixhital të filmit “Taxi Driver” ku ai luajti.

“Se di, por është çmenduri që njerëzit e pëlqejnë Donald Trump. Ai s’duhet të jetë aty ku është, Zoti na ndihmoftë.”, ka vijuar më tej aktori dhe producenti amerikan. Deklarata e tij u duartrokit gjerësisht nga të pranishmit në Teatrin Kombëtar të Sarajevës.

“Gjithçka që ai ka thënë deri tani është çmenduri, qesharake. Ai është krejtësisht i luajtur mendsh.”, është shprehur aktori. Kandidati republikan Donald Trump ka akuzuar mediat në SHBA se i keqinterpretojnë komentet e tij.