Please enter at least 3 characters.

Rivali i Perezit me “plan të çmendur” për Real Madridin: një trajner legjendar dhe një transferim galaktik

Ndërsa Florentino Perez dëshiron ta rikthejë Jose Mourinhon për ta rikthyer Real Madridin në rrugën e duhur, pas dy vitesh pa fituar asnjë trofe me peshë, Enrique Riquelme tashmë e ka të qartë se cilët emra mund të ngjallin sërish entuziazëm.

Sipas burimeve të sektorit, biznesmeni nga Alicante, i cili pritet ta konfirmojë sot (e enjte) kandidaturën e tij për presidencën e klubit, ka dy “ emra nën mëngë” për t’i bindur anëtarët.

Nga njëra anë, Jurgen Klopp si trajner, nga ana tjetër, Erling Haaland si ylli kryesor.

Sipas asaj që ka mësuar El Confidencial, kandidatura e presidentit të COX Energy tashmë ka pasur kontakte me yllin që do ta udhëhiqte projektin e ri të Real Madridit.

Dhe ka synuar lart, sepse bëhet fjalë pikërisht për Haalandin. Norvegjezi, një nga sulmuesit më të mirë në planet, është i zgjedhuri i kandidaturës që pritet të jetë rivale e Florentinos.

Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt është kontaktuar nga përgjegjësit e sektorit sportiv të Riquelmes, për të kuptuar gatishmërinë e lojtarit.

Një transferim i mundshëm do të varej nga zgjedhja eventuale e biznesmenit nga Alicante si president i ri i Real Madridit. Një emër “i madh”, i cili, për më tepër, është në pëlqimin e një pjese të madhe të tifozërisë madrilene.

Këtë herë, koha i është përshtatur në mënyrë perfekte Riquelmes. Natyrisht, vështirësia për të mbyllur një transferim të këtij kalibri në një afat shumë të shkurtër është e madhe, nuk është një sfidë e vogël, por negociatat tashmë janë hapur me rrethin e lojtarit, të cilin e kanë sondazhuar për mundësinë që të veshë fanellën e bardhë.

Siç kishte raportuar ky medium disa ditë më parë, i zgjedhuri për të marrë bankinën e Real Madridit është Jurgen Klopp.

Sipas burimeve pranë operacionit, Riquelme ka zhvilluar disa takime me rrethin e drejtorit aktual global të futbollit te Red Bull, me synimin që gjermani të bëhet një tjetër gur themeli i projektit.

Pra, e thënë ndryshe: Klopp dhe Haaland janë dy figurat e zgjedhura për të udhëhequr projektin sportiv të Riquelmes./Telegrafi/