Please enter at least 3 characters.

Rita Ora të premten lanson bashkëpunimin me Tieston dhe Jonas Blue

2019/05/GettyImages-1131061372-e1559060373669.jpg
193:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - FEBRUARY 20: Rita Ora attends VH1 Trailblazer Honors at The Wilshire Ebell Theatre on February 20, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Amy Sussman/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, aktualisht është një nga femrat më të kërkuara e më të pëlqyera në tregun ndërkombëtar.

Ajo deri më tani ka realizuar një sërë projektesh e bashkëpunimesh të suksesshme, ndërsa edhe këtë herë ka bashkuar forcat me dy artistë të mëdhenj.

Me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social, Twitter, Ora tregon se po vjen në bashkëpunim me Tiesto dhe Jonas Blue.

"Ritual, Shumë e emocionuar për këngën e re me Tiesto dhe Jonas Blue që publikohet të premten", ka shkruar ajo.

Rita Ora (Foto: Twitter)

Ndër tjerash, 28-vjeçarja ka finalizuar edhe dy këngë me Sean Paul që pritet t'i publikojë në ditët në vazhdim.

Rita këtë kohë është duke mbajtur koncerte të njëpasnjëshme përreth botës duke promovuar albumin "Phoenix". Performancat e saj janë të veçanta dhe në secilën prej shfaqjeve vjen me stile të ndryshme. /Telegrafi/