Please enter at least 3 characters.

Rita Ora ka nevojë për ndihmën tonë: Votoni për të fituar në Brit Awards 2019

2019/02/Rita-Orac.jpg
187:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 18: Rita Ora attends the Evening Standard Theatre Awards 2018 at the Theatre Royal on November 18, 2018 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images)
12:"Getty Images

Në Brit Awards nuk kanë mundur të mungojnë edhe dy këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare.

Rita Ora ka bërë të ditur se tashmë është nominuar në dy kategori të ndryshme të ngjarjes kryesore britanike të muzikës.

Ajo ka bërë të ditur se ka gjasa të triumfon dy videokëngë në kategorinë si "Videoja më e mirë e Vitit".

Këngëtarja jonë ka kërkuar ndihmën e fansave për t'ia arritur qëllimin, fitimin të dy çmimeve të çmuara muzikore

“Shumë e lumtur që jam nominuar për videon e vitit në Brits për ‘LYLM’ dhe ‘For You’ me Liam Payne! Nuk mund të fitojmë pa ju megjithatë! Postoni në Twitter me #BRITVIDRITAORA dhe #BRITVIDLIAMRITA çdo ditë për të votuar”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.

Theksojmë se 27-vjeçarja është e nominuar në saje të këngëve “Let Me Love You” dhe “For You”, të cilën e solli në bashkëpunim me Liam Payne.

Ndryshe, Dua mund të fitoj në katër kategori të ndryshme me këngët ‘IDGAF’ dhe ‘One Kiss’. /Telegrafi/