Please enter at least 3 characters.

Rita Ora i bashkohet kampanjës së Adidasit për të ndihmuar të pastrehët e komunitetit LGBTI

2018/06/GettyImages-972805630.jpg
222:"NEW YORK, NY - JUNE 12: Singer Rita Ora attends 2018 Fragrance Foundation Awards at Alice Tully Hall at Lincoln Center on June 12, 2018 in New York City. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images for The Fragrance Foundation)
41:"Getty Images for The Fragrance Foundation

Rita Ora është një ndër artistet më të përfolura në mediat e huaja ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me sukses të paraqitet në koncerte të ndryshme dhe po punon në këngën të re.

Ajo së fundi i është bashkuar një kampanje të kompanisë së veshmbathjeve Adidas, e cila po dhuron atlete për të pastrehët e komunitetit LGBTI.

Biondina jonë, e cila kohët e fundit pranoi publikisht që ishte biseksuale, iu bashkua kampanjës së bashku me David Beckhamin dhe Naomi Cambellin, sepse mendon se njerëzit duhet "të kenë lirinë për të dashuruar".

"Përbërësit e mi për botën e përkryer janë, diversiteti, liria për t'u dashuruar me këdo që ndihen mirë", ka pohuar me këtë rast Ria.

Kujtojmë se 27-vjeçarja ka publikuar këngën e fundit të titulluar "Girls", e cila ka për tematikë një dashuri me një vajzë.

Ajo ka pranuar publikisht se preferon për të dashur personat të të dy gjinive dhe se nuk e ka problem ta thotë këtë fakt para opionit.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t'i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/