Please enter at least 3 characters.

Rita Ora dërgon tri trofe të reja në shtëpinë e saj

2018/10/rits-e1540018844646.jpg
178:"NEW YORK, NY - AUGUST 20: Rita Ora attends the 2018 MTV Video Music Awards at Radio City Music Hall on August 20, 2018 in New York City.l (Photo by Paul Zimmerman/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Kënga e saj e fundit "Let you love me", është renditur lart në top listat britanike dhe amerikane, teksa për herë të parë këtë vit, Rita theu rekordin si artistja femër me më së shumti këngë solo në Top 10 e Britanisë së Madhe.

"Let you love me" i ka dhuruar këngëtares gjithashtu edhe tri trofe nga Vodafone, kjo pasi kënga e saj ka qenë në vend të parë për disa ditë rresht.

Ka qenë Rita, ajo e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq tri trofetë, ndërsa duket e nderuar për këtë shpërblim.

"Unë erdha në shtëpi me tri çmime", ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Kënga "Let you love me" ka qëndruar në vendin e parë të Big Top 40 nga Vodafone, në datat 30 shtator, 7 tetor dhe 14 tetor 2018, datat në të cilat përkatësisht janë të printuara edhe çmimet.

Kjo këngë gjithashtu ka kaluar tashmë shifrën e 40 milionë klikimeve në kanalin YouTube.

Rita ka qenë shumë aktive këtë vit në muzikë, ndërsa ka bërë të ditur se albumi i saj i ri me titull "Phoneix", do të publikohet më 23 nëntor, dhe përbrenda tij do të ketë shumë këngë të reja. /Telegrafi/