Rinovime e largime, priten përforcime
02/12/2014
Skuadra e Drenicës ka bërë disa ndryshime. Së pari fillojmë më rinovimet, ku pjesa dërmuese e ‘kuqezinjve’ kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për stinorin e ardhshëm.
Ndërkohë, drejtuesit e ekipit nga Skenderaj nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me tre futbollistë, Taulant Dajakun, Yll Prekopucën e Labinot Jetullahun.
Ndërsa, edhe Kreshnik Lushtaku mbetet në dyshim nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Drenicës. Ndryshe, ekipi drenicas pritet të përforcohet me pesë futbollistë, raporton SportPlus. /Telegrafi/


