Please enter at least 3 characters.

Rikthim fantastik në fund, Cavaliers marrin fitore të madhe dhe janë pranë finales

Cleveland Cavaliers mposhti Detroit Pistons me rezultatin 117:113 pas kohës shtesë në ndeshjen e pestë të gjysmëfinaleve të Konferencës Lindore, duke kaluar në epërsi 3:2 në seri.

Pistons kishin avantazh prej nëntë pikësh, 103:94, me 2:40 minuta të mbetura deri në fund të kohës së rregullt, por Cavaliers u rikthyen dhe e çuan ndeshjen në vazhdime, ku skuadra mysafire u tregua më e saktë dhe siguroi fitoren.

James Harden udhëhoqi Clevelandin drejt triumfit me 30 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime. Donovan Mitchell shtoi 21 pikë me katër kërcime dhe tre asistime, ndërsa Max Strus realizoi 20 pikë me tetë kërcime.

Evan Mobley e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime, ndërsa Jarrett Allen kontribuoi me 16 pikë dhe dhjetë kërcime.

- YouTubewww.youtube.com

Te Detroiti, më i dalluari ishte Cade Cunningham me 39 pikë, nëntë asistime dhe shtatë kërcime. Ron Holland II shtoi 19 pikë, tre asistime dhe dy kërcime, ndërsa Tobias Harris realizoi 13 pikë me gjashtë kërcime dhe tre asistime. Paul Reed gjithashtu e mbylli ndeshjen me shifra dyshifrore, duke regjistruar dhjetë pikë dhe tetë kërcime.

Cavaliers do të kenë mundësinë të shtunën, para tifozëve të tyre, të sigurojnë kualifikimin në finalen e Konferencës Lindore, ku i pret New York Knicks, që eliminoi Philadelphia 76ers me rezultat 4:0 në seri. /Telegrafi/

Rezultati:

Detroit Pistons – Cleveland Cavaliers 113:117