Please enter at least 3 characters.

Rikthehet Ilir Azemi

2016/01/rikthehet-ilir-azemi_hd.jpg

Sulmuesi i Kosovës ndihet shumë mirë dhe ka filluar përgatitjet për rikthimin e tij në fushë.

23 vjeçari që është pjesë e ekipit të Gurther Furthit me anë të faqes së tij në “Facebook”, ka njoftuar se prêt gjatë këtij viti të rikthehet sërish në fushë.

“Pas shtatë javësh rehabilitimi, po shkojmë në rrugën e duhur. Këto janë rezultate mjaft pozitive, të arritura dhe projekti ‘Rikthimi 2015’ po afron”, ka shkruar futbollisti i Greuther Furthit”.

Kontrata e Azemit me Greuther Furthin skadon më 30 qershor, prandaj ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë me klubin.

Megjithatë i lumtur për rikthimin e tij janë shprehur edhe drejtuesit e Greuther Furthit.

“Ne jemi shumë të lumtur që Iliri është duke bërë progres të madh, por nuk kemi nënshkruar ende asgjë”, tha menaxheri i skuadrës, Michael Mutzel.