Rihanna planifikon të martohet me miliarderin arab
237:"SYDNEY, AUSTRALIA - OCTOBER 03: Rihanna attends the Fenty Beauty by Rihanna Anniversary Event at Overseas Passenger Terminal on October 3, 2018 in Sydney, Australia. (Photo by Caroline McCredie/Getty Images for Fenty Beauty by Rihanna)
Rihanna (Foto: Christopher Polk/Getty Images for NARAS/Guliver)
32:"Getty Images for Fenty Beauty by
22/04/2019
Rihanna ka nisur me dizajnimin e të brendshmeve dhe kozmetikës, duke shmangur paraqitjet në publik, të gjitha për shkak të të dashurit të saj, Hassan Jameel - raporton Metro.co.uk.
Sipas tabloidit britanik, këngëtarja 30-vjeçare madje është gati për martesë me miliarderin 29 vjeçar.
Sipas Forbes, familja e Jameel është e katërta më e pasur në Arabinë Saudite, por ndoshta më e popullarizuara, pasi kanë dhuruar qindra miliona dollarë ndihma humanitare në të kaluarën, transmeton KP.
Pasaniku para disa vitesh ishte në lidhje me modelen Naomi Campbell dhe pas vetes ka një martesë të dështuar.
“Ajo është çmendurisht e dashuruar në të. Martesa është vetëm çështje kohe, ajo mezi po pret për fejesë”, ka thënë një burim.


