Please enter at least 3 characters.

Rifillon botimi i gazetës ''Ilinden'' në Tiranë

2016/09/Ilinden-Tirana.jpg

Gazeta e vetme e shtypur në gjuhën maqedonase në Shqipëri ka filluar përsëri që të botohet, falë ndihmës financiare të diasporës maqedonase në Kanada, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri i parë i gazetës ''Ilinden'', që botohet nga shoqata maqedonase me të njëjtin emër, ka dalur në botim si gazetë dymuajshe mars-prill, më 8 shkurt të vitit 2011, por për shkak të problemeve financiare, u ndërpre shtypja e saj.

Shoqata që e boton gazetën thotë se misioni për ruajtjen dhe ngritjen e identitetit maqedonas në Shqipëri është arritur./Telegrafi/