Please enter at least 3 characters.

Ribery nuk e di të ardhmen

2016/04/riba.jpg

E ardhmja e Franck Ribery mbetet edhe më tej e paqartë.

Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, e ka pranuar se e ka të paqartë të ardhmen dhe se ende nuk kanë filluar bisedimet për rinovimin e kontratës me bavarezët.

“Nuk kam dëgjuar asgjë sa i përket kontratës sime. Ende nuk kemi filluar bisedimet, por të gjithë i dinë cilësitë e mia. Unë jam i gatshëm të luajë edhe për disa vite”, ka thënë Ribery.

Ribery ka kontratë me Bayernin deri në qershor të 2017-tës.