Please enter at least 3 characters.

Ribery kthehet me Ingolstadtin

2016/01/ribery-kthehet-me-ingolstadtin_hd.jpg

Francezi mungon që nga 11 marsi pas një lëndimi në gju kundër Shakhtar Donetsk ku kishin fituar 7-0.

Qëllimi i Ribery është 12 dhjetori dhe ndeshje që zhvillohet në Allianz Arena kundër Ingolstadtit.

“Do ta provojë”, ka thënë mesfushori të enjten.

“Kam bërë mirë në javët e fundit. Kam punuar me të gjitha forcat dhe shpresoj që do të mund të bashkohem me skuadrën që të vazhdojë trajnimin”.

“Në këtë moment gjërat janë duke shkuar mirë”, deklaroi francezi.

I pyetur se a do të jetë për 15 minuta kundër Ingolstadtit ai tha: “Shpresoj. Për disa minuta , po. Gjuri im është shumë mirë tani. Kam punuar shumë të hënën, të martën dhe të mërkurën. I bëra të gjitha ushtrimet dhe ndihem mirë”, përfundoi Ribery. /Telegrafi/