Please enter at least 3 characters.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 27 në Ligën e Parë: Liria përfiton nga gabimet e Drenicës dhe Trepçës 89, Vushtrria mbetet hije e Prishtinës së Re 

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 27-të në Ligën e Parë, ku nuk munguan befasitë, ndërsa gara si për pozitat e larta, por edhe ato për mbijetesë vazhdon të jetë e hapur. 

Në Grupi A, derbi mes Vëllaznimit dhe Drenicës është mbyllur pa gola, duke i konvenuar më shumë drenicasve ky barazim.

Trepça e ka fituar derbin ndaj Trepçës 89 me rezultat 2-0, duke e bërë interesant garë.

Liria ka marr fitore ndaj Mitrovicës me rezultat 2-0, ndërsa Istogu ka fituar si mysafir i Rilindës 1974 me rezultat 2-1.

Rezultat të favorshëm ka marr edhe Besa Peja që ka mposhtur Rahovecin me rezultat 2-1.

Drenica është lider me 46 pikë, tre më shumë se sa Liria, që tashmë ka kaluar në pozitën e dytë.Vëllaznimi mbetet i treti me 41 pikë, ndërsa Trepça ‘89 është e katërta me 40 pikë.

Trepça është e pesta me 38 pikë, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund.Besa Peja është e gjashta me 28 pikë, ndërsa Rilindja 1974 e shtata me 27 pikë. Istogu është i teti me 24 pikë.

Rahoveci me 16 pikë është i nënti, me pak gjasa për mbijetesë, ndërsa Mitrovica zyrtarisht ka rënë në Ligën e Dytë.

Sa i përket Grupit B, Prishtina e Re ka fituar si mysafir ndaj KEK-ut me rezultat 1-0.

Vushtrria po ashtu ka marr fitore, duke e mposhtur Dinamon si mysafir me rezultat 3-0.

Ramiz Sadiku ka marr tri pikët e radhës, duke mposhtur Flamurtarin me rezultat 2-1, ndërsa Vjosa ishte më e mirë se sa Kika, duke triumfuar me rezultat 4-1.

2 Korriku ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 3-0 si mysafir, duke bërë hap të madh për mbijetesë.

Prishtina e Re ka 57 pikë në krye, dy më shumë se sa Vushtrria. 2 Korriku, Vjosa, Kika dhe Fushë Kosova janë në luftë për mbijetesë.

/Telegrafi/