Please enter at least 3 characters.

Rezarti e godet Oltën në spektakël: Blini një abonim që ta shoh Big Brother

2024/11/collage-1-3-scaled.jpg

Rezart Veleshnja ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai u largua të premten së bashku me Besfort Dakën pas thyerjeve të rregullave në shtëpi.

Teksa u shfaq në Prime-n e natës së sotme (e hënë), aktori bëri një goditje kundrejt opinionistes Olta Gixharit.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti e akuzoi Oltën se nuk e sheh Big Brotherin dhe se për këtë nuk mund të komentojë.

“Blini Oltës një abonim që të shoh Big Brother”, tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Olta tani theksoi: “Mua më kanë sharë se të kam mbrojtur ty”.

Rezi nga ana tjetër tha: “Unë do të shikoja edhe një herë. Merr një abonim dhe shikoje. Duhet ta shikosh Big Brotherin që ta komentosh”. /Telegrafi/