Revoltohet Kuka, shpreh pakënaqësinë e tij me Drejtoratin për Sport në Pejë
Përpos Klubit Futbollistik “Besa”, Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport që drejtohet nga Engelbert Zefaj nuk i ka ndarë asnjë ndihmë materiale klubeve në Pejë.
Për mjetet që do duheshin të ndaheshin në fillim të vitit, e ende nuk është dhënë asgjë, e ka shprehur revoltën e tij trajneri Kuka.
Duke shprehur kritika të ashpra për Drejtoratin e Sportit, Kuka ka thënë se “çdo informatë është margjinalizuar dhe është pezulluar puna e këshillit profesional, pa asnjë paralajmërim”.
“Tërhiqem publikisht dhe nuk dua që të më përmendet emri, se kam ndonjë bashkëpunim me këtë Drejtorat” ka shkruar Kuka, në llogarinë e tij në Facebook.
Duke e quajtur Drejtoratin e Sportit, si “hallkën më të dobët, të bashkëpunimit me sportistët”, Kuka ka kërkuar pozicionimin e Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me këtë situate konfuze. /Telegrafi/


