Please enter at least 3 characters.

Reuters: Kosova nderon me medalje Trumpin pas arritjes së marrëveshjes ekonomike me Serbinë

2020/09/GettyImages-1228340775-e1599323620336.jpg
417:"WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 04: U.S. President Donald Trump participates in a signing ceremony and meeting with the President of Serbia Aleksandar Vucic and the Prime Minister of Kosovo Avdullah Hoti in the Oval Office of the White House on September 4, 2020 in Washington, DC. The Trump administration is hosting the leaders to discuss furthering their economic relations. (Photo by Anna Moneymaker-Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Kosova pritet t’i japë presidentit amerikan Donald Trump medalje, për rolin e tij për ta ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në arritjen e marrëveshjes sa i përket normalizimit të raporteve ekonomike, shkruan Reuters.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në letrën të cilën e ka parë Reuters, ka informuar Trumpin se do të pranojë medaljen e Kosovës, Urdhri i Lirisë, transmeton Telegrafi.

Me medalje do të bëhen edhe këshilltari për Siguri Kombëtare i Trumpit, Robert O’Brien si dhe emisari i posaçëm amerikan për bisedimet Kosovës Serbi.

Kujtojmë që Kosova dhe Serbia janë pajtuar në Uashington për një bashkëpunim ekonomik, ndërsa tani mbetet të trajtohet edhe normalizimi politik.

Në letrën dërguar Trumpit, Thaçi shpreh “mirënjohje për kontributin e dhënë për marrëveshjen”, duke e ftuar që ta vizitojë Kosovën. /Telegrafi/