Please enter at least 3 characters.

Reshje shiu në dy ditët e ardhshme

2020/03/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu.

IHMK bën të ditur se të shtunën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohet.

"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius".

IHMK njofton se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s. /Telegrafi/