Reshje shiu dhe diell - si pritet të jetë moti këtë të hënë në Shqipëri
45:"xr:d:DAFd3nkaJoQ:132,j:47077093968,t:23051314
31/03/2025
Dita e fundit e muajt mars parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku herë pas here nuk do të mungojnë reshjet e shiut.
Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, temperatura minimale do të shkojë në 7 gradë, konkretisht në Korçë, ndërsa ajo maksimale, prej 19 gradësh do të regjistrohet në Fier, Vlorë, Lezhë dhe Tiranë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45-50 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë./tch/


