Reperi nga Prizreni thotë “kështu e ka jeta” (Video)
10/05/2016
Reperi nga Prizreni, Rich Biki, i cili di të luajë në disa instrumente muzikore, ditë më parë e ka publikuar këngën e tij të re.
Kënga mban titullin “C’est la vie” dhe është prodhuar nga Dual Vox Studio.
Me tekst të vet Bikit, tematikë e këngës janë moshat e ndryshme dhe këngëtari u këndon gjeneratave.
Ana vizuale është realizuar nga produksioni Pro Video Albanian dhe deri më tani është shikuar mbi 118 mijë herë në YouTube.


