Please enter at least 3 characters.

Rëntgeni zbuloi unazat që i kishte hedhur gruaja nga Ajova aksidentalisht në koshin e plehrave

Disa unaza të hedhura aksidentalisht në plehra në një spital të Ajovës u gjetën falë stafit mjekësor, punonjësve të mirëmbajtjes dhe një rentgeni portativ.

Susan Sinnwell tha se nuk e kuptoi deri ditën pas një grafie X në dorën e saj në spitalin Grundy, se kishte hedhur pecetën që përmbante unazat e martesës së gjyshërve të saj në plehra, transmeton Telegrafi.

"Kur e hodha pecetën, tingëllonte çuditshëm kur ra në plehra. Por nuk mendova asgjë për këtë në atë kohë", tha Sinnwell për Iowa's News Now.

Ekipet e mirëmbajtjes filluan procesin e kërkimit të unazave dhe zbuluan se mbeturinat në fjalë ishin përzier me mbeturina të disa ditëve, dhe ishin futur në një kompaktues.

Ata kontrolluan 50 deri në 60 qese plehrash duke përdorur një detektor metalesh, por nuk patën fat.

Craig Buskohl, menaxher i imazherisë në spital, solli një makinë portative me rreze X në zonën e ambulancës së spitalit për të kërkuar më shpejt nëpër mbeturina.

Ai tha se u deshën rreth 45 minuta dhe 35 imazhe për të gjetur unazat.

"Ishte vërtet shpërblyese. Sinqerisht, nuk mendoja se do t'i gjenim - por ia dolëm", tha Buskohl.

Sinnwell ishte mirënjohëse që unazat iu kthyen.

"Që nga momenti që u lidha me ekipin në GCMH, u ndjeva e qetë dhe e kujdesshme," u tha ajo zyrtarëve të spitalit. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com