Renditja e 20 lojtarëve që janë në garë për të fituar Topin e Artë në këtë vit
15/06/2020
Futbolli tashmë ka filluar të rikthehet dalëngadalë në pothuajse të gjitha vendet e Evropës dhe tani fillojnë kalkulimet për trofetë individual të lojtarëve.
Brenda dy muajsh do të përcaktohet të gjithë kampionët në ligat evropiane, ndërsa Liga e Kampionëve pritet të rikthehet në muajin gusht.
Datat për garën më të madhe në Evropë për klube janë caktuar, derisa lojtarët do të tentojnë që të japin më të mirën.
Nga të arriturat e tyre, pritet të përcaktohet edhe fituesi i Topit të Artë, ndërsa Robert Lewandowski po i prinë garës momentalisht.
Goal.com ka përpiluar listën me 20 lojtarët që aktualisht janë në garë për të fituar çmimin më të madh individual i cili nuk dhurohet deri në muajin dhjetor.


