Please enter at least 3 characters.

Renalult blen Lotusin në Formula 1

Ky do të jetë hapi i parë i Renault për t’u rikthyer në Botërorin e Formula 1 si një skuadër më vete.

Drejtuesit e kompanisë franceze së bashku me “Gravity Motorsports” kanë firmosur sot një letër, ku shprehen se synojnë të blejnë shumicën e kuotave të Lotus F1, transmeton Telegrafi.

Palët kanë nisur bisedimet që do të vazhdojnë edhe javët në vijim, deri në gjetjen e një marrëveshje.

Kjo blerje e Lotus nga Renault vjen në një moment kritik për makinën, e cila ka probleme financiare. Aq sa Gjykata e Lartë e Londrës ka vendosur që më 7 dhjetor duhet të paguajë të gjithë kreditorët e saj, ose këta të fundit do ta hedhin në gjyq. /Telegrafi/