Remi: Mos e përdorni kohën e lavdisë, misioni i UÇK-së përfundoi në vitin 1999
Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, i cili ka dorëzuar mandatin e deputetit, është përfshirë në debatin, lidhur me aktakuzat e reja ndaj ushtarëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Remi ka thënë se “thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh, nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Rrustem Mustafës:"UÇK-ka përfunduar misionin me sukses në 1999.!Vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak UÇK-së, sot gëzojmë lirinë... tjerat vijnë pas si mbështetje e kohës...Askush s'do të duhej të përdorte shkronjat UÇK-UÇK, apo kohën e lavdisë..Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh, nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë.Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufinjëve kombëtar...Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eleminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale.Ne duhet të ndërtojm shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunen dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit,organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine.Ecja e drejtë shtetit të suksesshëm, mund të bëhet.!"(sic.), ka shkruar Remi. /Telegrafi/


