Rekord i çmendur në Botëror: Unai Simon lë pas dy portierë legjendarë dhe hyn në histori
Unai Simon ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri për serinë më të gjatë pa pësuar gol në historinë e turneut.
Portieri i Spanjës ka arritur plot 518 minuta pa e nxjerrë topin nga rrjeta, duke lënë pas rekordin e mëparshëm të legjendës italiane, Walter Zenga.
Gardiani i Athletic Bilbaos ka thyer gjithashtu rekordin kombëtar të Spanjës prej 420 minutash pa pësuar gol, i cili mbahej nga legjenda Iker Casillas gjatë rrugëtimit triumfues të spanjollëve në Kupën e Botës 2010.
🚨🇪🇸 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆 | Spain goalkeeper Unai Simon (29) now has the RECORD for the most minutes without conceding a goal in the World Cup. 520+ minutes and counting. 🥇 pic.twitter.com/sCzizcFdqB
— EuroFoot (@eurofootcom) July 2, 2026
Simon ka mbajtur portën e paprekur në ndeshjet ndaj Marokut, Kepit të Gjelbër, Arabisë Saudite dhe Uruguait, si dhe gjatë pjesës së parë të sfidës ndaj Austrisë, duke ndërtuar një seri të jashtëzakonshme që tashmë ka hyrë në librat e historisë.
Pavarësisht kritikave dhe debatit të vazhdueshëm në Spanjë rreth pozitës së portierit, 29-vjeçari i ka dhënë përgjigjen më të mirë të mundshme në fushë, duke e çimentuar emrin e tij mes figurave më të mëdha në historinë e futbollit ndërkombëtar. /Telegrafi/


