Recetë greke për patate të pjekura
Të arta dhe krokante nga jashtë, të buta nga brenda dhe më të shijshme në kombinim me djathin fetaPërbërësit:- 5 patate të prera në kubikë- 1/3 filxhan vaj ulliri- 1,5 lugë rigon të tharë- 6 thelpinj hudhre- lëng nga 1,5 limon- 1 lugë mustardë- feta sipas shijes.Përgatitja:
Qëroni patatet dhe i prisni në feta, sipas dëshirës. I vendosni të zihen dhe kur të vlojnë e lini edhe 6 minuta.
Vendosini në një tavë pjekjeje, më pas hidhni vajin e ullirit. I hidhni rigon, më pas i shtoni hudhrën e paqëruar, lëngun e limonit dhe mustardën.
I përzieni mirë me duar që të bashkohen të gjithë përbërësit.
Mirë do të ishte të marinoni për 1-2 orë, por nëse jeni me nxitim mund të piqni menjëherë.
I pjekim në 210°C për rreth 60-75 minuta.
Hidhni hudhrën, më pas rregulloni në një enë dhe spërkatni me feta të prerë në kubikë.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.


