Please enter at least 3 characters.

Realizoi selfien e dëshiruar, gjërat i dolën prej kontrolli dhe u lëndua keq (Foto)

2018/11/Realizoi-foto.jpg

Natalie Hintze ka treguar aftësitë mbi skejtbord dhe realizimit të selfies, derisa lëshohej nëpër një kodër të Sydney të Australisë.

Por, gjërat nuk shkuan si duhet për blogeren e njohur në Instagram, e cila humbi kontrollin dhe u lëndua keq pas përplasjes, transmeton Telegrafi.

Sikur ndodhë shpesh, që pas një imazh të shkrepur për lakmi, prapaskena nuk ishte edhe aq e këndshme.

Megjithatë, asaj nuk i pengoi që u rrëzua dhe tregoi fotografitë e realizuara prej shoqes së saj, si dhe këmbën e lënduar. /Telegrafi/