Please enter at least 3 characters.

Reali refuzoi t'ua bënte Korridorin e Nderit, por stafi i Barcelonës e bën vet

2018/05/Barcakorridori-2.jpg
209:"BARCELONA, SPAIN - MAY 06: Barcelon players celebrate with fans after the La Liga match between Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on May 6, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi refuzoi t'ia bënte Korridorin e Nderit Barcelonës që u shpall kampion i La Ligas për sezonin 2017/2018.

Pas fitores ndaj Deportivo la Corunas, Blaugranët u shpallën matematikisht kampionë të Spanjës, mirëpo në 'el Clasico', krerët e Los Blancos vendosën të mos e nderonin rivalin e përbetuar me atë që njihet si Korridor i Nderit.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, falë aftësive improvizuese të Gerard Pique, katalunasit ia bënë vetes Korridorin e Nderit.

Mbrojtësi i Barcës e mori mikrofonin dhe u tha tifozëve se do ta bënin gjithçka vet.

(Foto: Getty Images)

"Meqë jemi familje dhe ata nuk deshën të na bënin Korridorin e Nderit, kërkoj nga stafi ynë që ta bëjë dhe do ta bëjë".

https://twitter.com/RMadridBabe/status/993238749575352320

"Ky është Korridori i Nderit për djemtë që kujdesen për Barcelonën", është shprehur Pique.

B(Foto: Getty Images)

Dhe gjithçka shkoi bukur me mbështetjen e gjithë atyre tifozëve në Camp Noue, megjithëse duhej të ishte vetëm një improvizim. /Telegrafi/