Please enter at least 3 characters.

Reali i bashkohet garës për Van de Beek, gati të bëjë një ofertë më të lartë se PSG për mesfushorin holandez

2019/05/GettyImages-1146099696.jpg
312:"LONDON, ENGLAND - APRIL 30: Donny van de Beek of Ajax celebrates as he scores his team's first goal during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Tottenham Hotspur and Ajax at at the Tottenham Hotspur Stadium on April 30, 2019 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Reali i bashkohet garës për Van de Beek, gati të bëjë një ofertë më të lartë se PSG për mesfushorin holandez

Pas Frenkie de Jong e Matthijs De Ligt, Ajaxi pritet që të fitojë shumë para edhe nga shitja e Donny Van de Beek.

Mesfushori i talentuar holandez ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën bardhekuqe në Eredivisie dhe në Ligën e Kampionëve.

Në 53 ndeshje zyrtare këtë edicion, Van de Beek ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

Donny van de Beek . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Kjo ka bërë që Paris Saint Germain të bëjë një ofertë zyrtare në drejtim të Ajaxit prej 50 milionë euro.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja raportojnë se garës për mesfushorin holandez iu ka bashkuar edhe Real Madrid.

Kampionët aktual të Evropës po e duan Van de Beekun dhe janë gati që të ofrojnë 60 milionë euro për ta mposhtur konkurrencën e PSG-së.

Gjithsesi interesim për mesfushorin kanë shprehur edhe Roma, Inter, Napoli, Milan e Arsenal, por duket se gara për të nënshkruar me të do të jetë mes Realit dhe Parisit. /Telegrafi/