Please enter at least 3 characters.

Reali do të transferojë një tjetër mbrojtës, por vetëm pas Kupës së Botës për Klube

Real Madridi nuk e ka përjashtuar mundësinë për të sjellë edhe një qendërmbrojtës të ri gjatë kësaj vere.

Vendimi do të varet nga rikuperimi i Antonio Rudiger dhe David Alaba, si dhe nga paraqitjet e skuadrës në Kupën e Botës për Klube.

Sipas gazetës spanjolle MARCA, bordi dhe stafi teknik janë të shqetësuar për thellësinë e kufizuar në qendër të mbrojtjes.

Sezonin e kaluar, Carlo Ancelotti u detyrua të përdorte Aurelien Tchouameni si mbrojtës, por trajneri i ri Xabi Alonso nuk planifikon ta bëjë këtë.

Alonso e sheh Tchouamenin si një mesfushor të rëndësishëm dhe dëshiron ta mbajë atë në rolin e tij natyral dhe për këtë arsye, kërkimi për një mbrojtës të ri është një opsion real nëse situata nuk përmirësohet.

Deri më tani, Real Madridi ka siguruar shërbimet e Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold, ndërsa është afër marrëveshjes për Alvaro Carreras.

Këto lëvizje tregojnë për një fokus të qartë në përforcimin e repartit defensivë.

Kupa e Botës për Klube, që do të zhvillohet në qershor, do t’i japë Alonsos mundësinë të vlerësojë gjendjen fizike të Rudiger dhe Alaba, si dhe të shohë nëse mbrojtësit e rinj mund të përballojnë presionin.

Nëse njëri prej veteranëve nuk arrin formën optimale, klubi është i gatshëm të veprojë shpejt në treg. /Telegrafi/