Please enter at least 3 characters.

Reali bëri vetëm tri ndërhyrje të palejuara në ndeshjen ndaj Cityt – që është tregues për mungesën e intensitetit

2020/08/ManchesterReal-3.jpg
341:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 07: Raheem Sterling of Manchester City is challenged by Casemiro of Real Madrid and Toni Kroos of Real Madrid during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Manchester City and Real Madrid at Etihad Stadium on August 07, 2020 in Manchester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi shkaktoi vetëm tri ndërhyrje të palejuara ndaj Manchester Cityt, ndërsa ky numër flet për mungesën e intensitetit të Los Blancos në Etihad Stadium.

Madrilenët udhëtuan në Angli në përpjekje për ta përmbysur humbjen prej 1-2 nga ndeshja e parë e të tetës së finales në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, ata pësuan një tjetër humbje nga skuadra e Pep Guardiolas, e cila u kualifikua në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

(Foto: Peter Powell/Pool via Getty Images/Guliver)

Derisa në sfidën e parë në Madrid kishin bërë 13 ndërhyrje të palejuara, në Mançester ata i bënë vet tri sosh - transmeton Marca.

Njëra ishte në pjesën e parë, kur Dani Carvajal ndërhyri në Gabriel Jesus, derisa e dyta shumë më vonë kur Luka Modric u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen në Kevin De Bruyne. Disa minuta më pas, ishte Toni Kroos ai që ndërhyri në De Bruynen.

(Foto: Nick Potts/Pool via Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, lojtarët e Manchester Cityt shkaktuan tetë ndërhyrje të palejuara, asnjëra prej të cilave nuk ishte për karton.

Kjo ishte vetëm hera e tretë që Reali mjaftohet me vetëm tri ndërhyrje të palejuara dhe të tria kanë ndodhur në Ligën e Kampionëve.

Për herë të parë kishte ndodhur në vitin 2014 kur e mposhtën Schalke (6-1), hera e dytë në vitin 2017 kur fituan ndaj Borussia Dortmundit (3-2) dhe hera e tretë këtë edicion ndaj Cityt. /Telegrafi/