Please enter at least 3 characters.

Real tre herë provoi ta blej Messin

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” te Barcelona është që prej vitit 2001 dhe gjatë karrierës së tij me klubin spanjoll ka realizuar 432 gola në 507 paraqitje.

I cilësuar si njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, Messi i ndihmoi Barcelonës që të fitojë shtatë tituj të La Ligas, katër herë Ligën e Kampionëve dhe tri herë Kupën e Mbretit.

Sipas Cadena Cope, Real Madridi tentoi transferimin e përfaqësuesit të Argjentinës në tri raste gjatë karrierës së tij në Camp Nou.

Radioja spanjolle pohon se tentimi i parë u bë në vitin 2011, i dyti gjatë verës së vitit 2013 dhe i fundit sezonin e kaluar.

Barcelona në këtë rast nuk ishte e përgatitur që të zhvillonte bisedime me klubin mbretëror.

Messi së fundmi ka deklaruar se nuk do të transferohet te ndonjë klub tjetër evropian, por në fazën e fundit të karrierës së tij ai pritet të rikthehet në Argjentinë.