Please enter at least 3 characters.

Real Madridi triumfon në shtëpi ndaj Granadas

2019/10/Modric-vs-Granada-e1570290866623.jpg
258:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 05: Luka Modric of Real Madrid celebrates after scoring Real's 3rd goal during the Liga match between Real Madrid CF and Granada CF at Estadio Santiago Bernabeu on October 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Granadas në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes foli në të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minutave lojë dhe ishte lojtari më në formë i tyre, Karim Benzema, i cili shënoi për 1-0.

Në minutat shtesë të kësaj pjese në skenë doli Eden Hazard që shënoi golin e parë për Realin duke quar epërsinë në 2-0.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Real Madridin që shënuan të parët, por më vonë lojën e morën në dorë mysafirët që shënuan dy gola.

Luhej minuta e 61-të kur Luka Modric arriti të shënojë një gol të bukur nga distanca për 3-0, pas asistimit të Hazard.

Granada u kthye në lojë në minutën e 69-të duke shënuar me anë të Darwin Machis nga penalltia për 3-1, ndërsa Domingos Duarte (79') shënoi për 3-2.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat patën edhe disa raste për të shënuar golin, por vetëm Reali gjeti golin me anë të James Rodriguez (90+), i cili vulosi rezultatin përfundimtar 4-2.

Pas kësaj fitore, Reali e sheh veten në pozitën e parë me 18 pikë, ndërsa Granada e dyta me 14 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos udhëtojnë te Mallorca, teksa Granada e pret në shtëpi Osasunan. /Telegrafi/

https://twitter.com/Fze32/status/1180485659762532354

https://twitter.com/__Goes/status/1180496313051484162

https://twitter.com/_omoissy/status/1180504395127152640

https://twitter.com/fruitywrld/status/1180512038130466818