Please enter at least 3 characters.

Real Madridi ka marrëveshje me De Gean, Los Blancos paguajnë 100 milionë euro?

2018/04/GettyImages-941019554.jpg
246:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 31: David de Gea of Manchester United looks on during the Premier League match between Manchester United and Swansea City at Old Trafford on March 31, 2018 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka arritur marrëveshje me portierin e Manchester United, David de Gea.

Sipas Don Balon marrëveshja që pritej prej vitesh do të bëhet zyrtare në këtë verë.

Los Blancos do të paguaj 100 milionë euro për portierin spanjoll.

De Gea prej më të mirëve (Getty)

Prej shtatë vitesh madrilenët kishin tentuar që të arrijnë marrëveshje me lojtarin, por që nuk u gjend momenti.

Në verën e vitit 2016 vetëm se marrëveshja ishte arritur mes Manchester Unitet dhe Real Madrid.

Por ajo ndodhi me 31 gusht dhe mbretërit do të paguanin 29 milionë euro dhe do të dërgonin në Angli edhe portierin Keylor Navas.

Portieri i parë i Spanjës (Getty)

Është agjenti i De Geas, Jorge Mendes, i cili e ka marrë në dorë situatën dhe e ka mbyllur marrëveshjen me Djajtë e Kuq.

De Gea në Spanjë më parë e ka ruajtur portën e Atletico Madridit. /Telegrafi/