Please enter at least 3 characters.

Real Madridi fiton minimalisht ndaj Vallecanos

2018/12/Benzema-Real-Madrid-e1544901374577.jpg
288:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 15: Karim Benzema of Real Madrid celebrates after scoring his team's first goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Rayo Vallecano de Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on December 15, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka arritur të marrë një fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Rayo Vallecano në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Mbretërve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 12-të dhe ishte Karim Benzema, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Lucas Vazquez.

Festa e Benzemas pas golit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Raste tjera që vlen të përmenden janë edhe ai i Marco Asensio (19') dhe Toni Kroos (36'), por asnjëri nuk përfundoi në portë.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e njëjtë si në të parën, ku Reali e tha fjalën e tyre me dominim dhe raste.

Rastet më të mira në këtë pjesë ishin ai i Asensio (51') dhe një gol i anuluar i Sergio Ramos (65') për pozitë jashtë loje.

Goli i Ramosit u anulua për pozitë jashtë loje (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Kështu, pas 90 minutave lojë Real Madridi arrin të marr një fitore të madhe me rezultat minimal 1-1, fitore e cila e ngrit në pozitën e tretë me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos luajnë në udhëtim te Villarreali, ndërsa Vallecano e pret në shtëpi Levanten. /Telegrafi/

https://twitter.com/Madridholic__/status/1074000001351729153