Please enter at least 3 characters.

Real Madrid 2-0 Celta Vigo: Notat e lojtarëve, Marcelo më i miri

2019/03/Marcelo.jpg
269:"MADRID, SPAIN - MARCH 16: Marcelo of Real Madrid jumps a tackle from Andrew Hjulsager of Celta Vigo during the La Liga match between Real Madrid CF and RC Celta de Vigo at Estadio Santiago Bernabeu on March 16, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi arriti fitore ndaj Celta Vigos me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga.

Për skuadrën e Zinedine Zidanes shënuan Isco (62') dhe Gareth Bale (77').

Por, më i miri në këtë ndeshje ishte Marcelo, braziliani përveç asistimit te goli i dytë arriti të bëjë edhe një ndeshje fantastike.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Dy golashënuesit dhe Karim Benzema ishin më të mirët në fazën sulmuese, në mesfushë Luka Modric, kurse dyshja Sergio Ramos-Raphael Varane ishin në nivel.

Duke mos harruar edhe Keylor Navas, i cili me pritet e tij nuk lejoi që rrjeta e portë së Los Blancos të tundet për asnjë moment.

Te mysafirët më të mirët ishte Sofiane Boufal, por paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe mesfushori Okay Yokuslu dhe portieri Ruben Blanco, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Real Madrid:

Celta Vigo:

/Telegrafi/