Please enter at least 3 characters.

Reagon Komuna e Mitrovicës rreth lajmit për kërcënimin e gazetarit Shkumbin Kajtazi

2017/09/Agim-Bahtiri-780x439-1.jpg

Komuna e Mitrovicës ka reaguar ndaj lajmit që është publikuar në media lidhur me kërcënimin e gazetarit Shkumbin Kajtazi nga kryetari Agim Bahtiri.

Në reagimin e Komunës së Mitrovicës mes tjerash thuhet se këto janë shpifje dhe të pavërteta.

Reagim i plotë:Sot gjatë ditës në portalin tuaj është publikuar një shkrim dezinformues me titull “Modelja 20 vjeçe bëhet shefe e kabinetit të Agim Bahtirit, veç 1 muaj pas diplomimit”.Ky shkrim është tejet tendencioz dhe ka për qëllim njollosjen e kryetarit Bahtiri pa asnjë argument, andaj ju bëjmë të ditur se znj. Rona Tmava, është vetëm praktikante në Komunën e Mitrovicës dhe si shumë studentëve të tjerë edhe asaj i është dhënë mundësia të kryejë praktikë në institucionin tonë.Të thuhet se znj. Tmava është Shefe e Kabinetit është një gënjeshtër e kulluar andaj kërkojmë nga Gazeta Metro të demantojë lajmin “Modelja 20 vjeçe bëhet shefe e kabinetit të Agim Bahtirit, veç 1 muaj pas diplomimit”, në të kundërtën Komuna e Mitrovicës do të ngrit padi ndaj portalit tuaj.Kjo nuk është hera e parë që “Gazeta Metro”, përmes shpifjeve dhe të pa vërtetave po mundohet të dëmtojë imazhin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.Është e çuditshme, Shkumbin Kajtazi, është gazetar dhe redaktorë i Gazetës Metro, kurse Gazeta Metro ka pronar një Shkumbin Kajtazi tjetër i cili është biznesmen dhe daja i kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.Andaj ju lusim që për hirë të informimit të drejtë të qytetarëve, të publikohet edhe ky reagim. /Telegrafi/