Please enter at least 3 characters.

Reagon K.B. Peja: Nuk po krijojmë ligë të re

2016/01/reagon-k-b-peja-nuk-po-krijojm-euml-lig-euml-t-euml-re_hd.jpg

Një burim i ka thënë Telegrafit se kjo nuk është e vërtetë dhe se klubi pejan do të vazhdojë të garojë nën ombrellën e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Nuk është e vërtetë që Peja do të themelojë një ligë të veten. Ne kemi qenë dhe do të garojmë nën ombrellën e FBK-së”, tha një burim nga klubi pejan për Telegrafin.

Kujtojmë se klubi i Pejës është dënuar me largim nga Superliga e Kosovës në basketboll me vendim të Komisarit të garave të Federatës të Basketbollit të Kosovës.

E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e mos-vazhdimit të ndeshjes së tretë të finales kundër Sigal Prishtinës. /Telegrafi/