Reagimi ‘çmendur' i Challandesit në mes të pjesëve ndaj Anglisë, kthehet në shaka nga faqja e Romës
Reagimi i çmendur që e ka bërë përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, pas pjesës së parë ndaj Anglisë, është kthyer në shaka nga profili zyrtar i Romës në Twitter.
Challandes ishte duke reaguar me nervozë në tunel në stadiumin e Southamptonit, ndaj një goli të anglezëve.
Ai ishte duke bërtitur, por kur e kuptoi se aty kishte një kamerë, ai nisi të qeshte.
Duke paralajmëruar rikthimin e ndeshjeve në Serie A në fundjavë, Roma e shfrytëzoi reagimin e Challandesit duke e lidhur të qeshurën e tij me përfundimin e pushimeve nga ndeshjet ndërkombëtare.
“Pauza ndërkombëtare”, shkruhet në video në momentin e nervozizmit të Challandesit, ndërsa kur kthehet e qeshura te trajneri zviceran, shkruan “ka marrë fund”.
“Më në fund”, ka shkruar Roma në Twitter./Telegrafi/


