Please enter at least 3 characters.

Rasti i helmimit të Skripalëve diskutohet në Sofje

2019/02/skripal_uk.jpg
443:"SALISBURY, ENGLAND - APRIL 25: Members of the military work in the Maltings shopping area, close to the bench where Russian former double agent Sergei Skripal and his daughter Yulia were found critically ill seven weeks ago, on April 25, 2018 in Salisbury, England. The area around the bench where the couple collapsed is one of nine sites to be cleaned in an operation that is likely to take several months. (Photo by Matt Cardy/Getty Images)
10:"Matt Cardy

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Sofje, Emma Hopkins, diskutoi me zyrtarë të lartë bullgarë lidhjet e mundshme midis helmimit të një biznesmeni lokal në Bullgari në vitin 2015 dhe helmimit të një ish-spiuni rus në Britani, vitin e kaluar.

Hopkins u takua të hënën me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, kryeprokurorin Sotir Tsatsarov, ministrin e Brendshëm, Mladen Marinov, dhe drejtorin e agjencisë së inteligjencës, Dimiter Dimitrov.

Takimi pasoi një raport që sugjeron se një i dyshuar i tretë në sulmin me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, mund të jetë po ashtu i përfshirë në helmimin e biznesmenit bullgar, Emil Gebrev, në prill të vitit 2015.

Për këtë ka raportuar më 7 shkurt organizata hulumtuese britanike, Bellingcat.

Duke folur pas bisedimeve, Hopkins tha se Londra dhe Sofja po koordinohen nga afër rreth rastit.

Gebrev i ka mbijetuar helmimit, ashtu si edhe Skripalët.

Autoritetet britanike kanë akuzuar deri më tash dy rusë, që besohet se janë agjentë të inteligjencës ushtarake ruse GRU, për helmimin e Skripalëve në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Autoritetet ruse kanë mohuar çdo lidhje me këtë sulm. /REL/Telegrafi/