Please enter at least 3 characters.

Rasti i foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës, suspendohen 7 punonjës

2022/12/auto_unnamed_81554379236.jpg

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me një deklaratë pas raportimeve për rastin e rëndë që ndodhi në këtë spital, ku një foshnje e cila lindi pa shenja jete u fut në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

Në deklaratën e  tyre bëhet e ditur se janë suspenduar 7 punonjës të këtij spitali dhe se janë duke u zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit.

Tutje është bërë e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e datës 13.12.2022.

"Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit", thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë:Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit.Menjëherë me të ndodhur rasti organet e hetuesisë në njërën anë dhe paralelisht organet menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast.Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyrën se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët.Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit.Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoratit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj. /Telegrafi/