Please enter at least 3 characters.

Rashford: Nuk luajtëm si Unitedi, paraqitja ndaj Cityt ishte e papranueshme

2019/04/MarcusRashfrodg-e1556141928214.jpg
267:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 24: Marcus Rashford of Manchester United looks dejected during the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on April 24, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Marcus Rashford ka thënë se paraqitja e Manchester Unitedin në derbin ndaj Manchester Cityt ishte më e mirë se ajo kundër Evertonit, mirëpo ishte shumë më poshtë se standardi i pritur.

"Ishte shumë e qartë se cila ishte skuadra më e mirë. Sot (e mërkurë) nuk luajtëm si Man United. Kemi luajtur kështu në dy javët e fundit, të jemi të sinqertë. Kjo nuk bën".

"Së paku duhet të japim maksimumin për klubin dhe tifozët... Nuk ka rëndësi nëse ishim pak më mirë (se ndeshja paraprake), sepse e humbën lojën. Është derbi dhe nuk bën të luajmë kështu".

"Kemi dëshmuar se mund t'ia dalim dhe tash nuk po e bëjmë atë... kjo është gjëja më zhgënjyese. Duhet të kthehemi në atë pikë".

"Të harrojmë top-katërshen, ta harrojmë Ligën e Kampionëve, duhet të luajmë si Man Unitedi", ka deklaruar Rashford pas ndeshjes. /Telegrafi/