Rashani zhbllokohet në Australi, shënon në fitoren e Melbourne Cityt
Ish-sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, ka gjetur më në fund rrugën e golit në kampionatin elitar të Australisë për këtë sezon.
32-vjeçari kontribuoi në fitoren e rëndësishme të Melbourne Cityt me rezultat 3-0 ndaj WS Wanderers, në kuadër të javës së 23-të.
Rashani realizoi golin e tretë për skuadrën e tij vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke shfrytëzuar një rast nga afërsia për të vulosur epërsinë.
Ky ishte goli i tij i parë në këtë edicion, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme vetëbesimit të tij në vazhdim të sezonit.
Sulmuesi kosovar qëndroi në fushë deri në minutën e 66-të, duke dhënë kontribut të vlefshëm në lojën e skuadrës së tij.
That’s quality football 😮💨
Younis drives forward and picks the perfect pass, Rashani does the rest to make it three.
Watch #MCYvWSW LIVE now on Paramount+ 📺 pic.twitter.com/fUskKptyWG
— Paramount+ Australia (@ParamountPlusAU) April 4, 2026
Pas kësaj fitoreje, Melbourne City renditet në vendin e shtatë me 29 pikë, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në krye të tabelës qëndron Newcastle Jets me 43 pikë.
Forma në rritje e Rashanit mund të jetë një lajm i mirë për ekipin e tij, i cili synon të përmirësojë pozitat në renditje në javët e mbetura të kampionatit./Telegrafi/


