Please enter at least 3 characters.

Ramosaj thotë se Deçani i ekspozohet rrezikut potencial që të preket nga COVID-19, thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

2020/04/92843850_239203857456778_3781814151186219008_o.jpg

Pavarësisht që numri i personave të prekur me coronavirus në vend ka arritur në 362, komuna e Deçanit deri më tani vazhdon të mos ketë asnjë rast të shënuar.

Mirëpo, kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se që nga dje, Deçani i ekspozohet rrezikut potencial që të preket nga ky virus.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët e Deçanit që të qëndrojnë në shtëpi këto dy javë dhe të mos dalin fare.

Postimi i plotë:Qytetarë të dashur të Deçanit!Nga dita e diele 12 prill e këndej, qyteti jonë i ,,Ekspozohet" rrezikut potencial që të preket nga Pandemia COVID 19!Shumë pikëpyetje, janë parashtruar për mua si Kryetarë i Komunës dhe Shtabit Komunal për Menaxhimin e Emergjencës Shëndetësore!Pyetja kryesore është si të veprojmë tani e tutje.#Të vetizolohemi?#të vetKarantinohemi?#të marrim masa shtesë sidomos për ndërtimtarët?#te marrim masa shtesë që janë morale e pozitive, por që ligji nuk na i jap si kompetencë?#të furnizohemi për dy javë e mos të dalim fare nga shtëpitë?Unë vëllazërisht ju lutem të qëndroni në shtëpitë tuaja!Menaxhimet e këtyre situatave nuk bëhen kështu!Hajgaret e Qeverisë tonë janë të papranueshme në një situatë kaq Serioze!Nëntë komuna në Karantinë, e ne kemi ende paqartësi si të veprojmë!#ju lutem, qëndroni në familjet e juaja! /Telegrafi/