Please enter at least 3 characters.

Ramiz Kelmendi: Paga ime mujore është 1 milion euro (Video)

2016/08/ramiz-kelmendi-foto-ridvan-slivova-04-4-e1472638474583.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelmendi ka pranuar se ka marr ofertën për të qenë zëvendëskryeministër i Kosovës.

Ai në emisionin “Infobox” të RTV Dukagjini ka thënë se tani po pret konfirmimin e koalicionit qeverisës për të filluar punën siç ka thënë ai lëvizjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Por Kelmendi gjatë kësaj interviste ka dhënë edhe një informacion të veçantë lidhur me të ardhurat e tij personale.

Ai ka bërë të ditur se paga e tij aktuale mujore është 1 milion euro ndërsa thotë se brenda tre viteve synon t’i bëhet 3 milionë euro. /Telegrafi/