Please enter at least 3 characters.

Ramiz Kelmendi i lumtur me rikthimin e Dardan Berishës te Peja

2020/01/81899171_1695505617240982_3020355512332976128_o.jpg

Dardan Berisha ka vendosur të rikthehet në qytetin e tij, Pejë.

KB Peja tanimë e ka zyrtarizuar basketbollistin më të mirë kosovar dhe pritet të jetë njëri nga kandidatët kryesor për titullin e kampionit.

E për rikthimin e Dardanit në Pejë është shprehur shumë i lumtur edhe njëri nga sponsorët kryesor të klubit, Ramiz Kelmendi.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe pronar i ‘Elkos Group’, ka thënë se rikthimi i Dardanit ishte nevojë për Pejën.

Shkrimi i plotë i Ramiz Kelmendit:Si Sponsor dhe mbështetës i KB 'Peja', Kompania 'Elkos Group' ka premtuar që nga fillimi i bashkëpunimit se do të jetë në mbështetje të fuqishme të rimëkëmbjes së Pejës, nën naim dhe moton Peja - Qytet i Basketobollit dhe në të njejtën kohë duke ndikuar në ngritjen e përgjithshme të cilësisë së basketbollit kosovar qoftë në arenën vendore qoftë atë ndërkombëtare.Në këtë kuadër, nga sot tek KB 'Peja' rikthehet basketbollisti më i mirë i Kosovës Dardan Berisha.Rikthimi i Dardanit normalisht që ishte nevojë imediate për klubin, fushën e parketit por kjo prurje le të jetë një përmbushje përballë lojtarit të gjashtë të KB 'Peja', 'Shqiponjave' që çdoherë mbeten të pakontestueshëm për sukseset e klubit.Dardani po kthehet në shtëpinë e vet dhe na pritë e mbara!Me respekt;Ramiz Kelmendi

/Telegrafi/